Serael Poezi
Serael

Tema: Poezi Satirike


Arritje

Trashëgimtarja e vuajtjeve të mija kjo cigarja seç u ndez te dritarja se pronarja akullnaja deshi të më thotë se u ngrit edhe qiraja sikur me para luaja.

Vuajtja lotin shpërtheu dhe e mbërtheu te faqja e na doli shpallja se po qaja si kalamaja te mamaja nga e tashmja gjatë e vuajtur.

Dot s’po ndalja si ajo skllavja nga paraja ajo pronarja që mos ta kapja se do ja plasja lekun ballit.

Ç’t’i bëja hallit se i fshihesha arit si ai mua apo timit, babait që s’më la një dorë me lekë a dashuri sa një dyshek prej shqiptarit atij pronarit të pallatit e të fajit.

Thashë t’i drejtohesha amerikanit, xhanavarit, të akuzuarit a t’arrestuarit, të dashuruarit a t’infektuarit, të korruptuarit a t’mbijetuarit se unë s’bëj pjesë tek të preferuarit veçse të depresionit që shumë shpejt i dalin televizorit a autobusit të punëdhënësit të ekzekutivit larg prej socializmit që u bëftë një.

Që u thinjshin minjtë sa lehtë kanë shpresë se s’do bëjë ftohtë në këtë botë ku nga rracë e tyre ka plot, e plot rrënjë e lotë e shumë pak rrugë e plot tokë për frymë të denjë po ku sytë nga frikë nuk shohin dot dritë se mbyllur rrinë.

Ja moj cigare, kështu po e rrisin rininë duke i rënë në brinjë mu aty ku kanë shtëpinë që ta shtrijnë pa shpresë, se shpresën po e hanë minjtë, e pa shpresë po e ngrysin e pa shpresë po e gdhijnë, se në mund prindi ti rritë, prapë larg pronarit fati është i trishtë, veç të ishte dhe pronarja më e ngrohtë se kjo akullnajë që dhe cigaren time ftoh, na bën burrat, që dhe hekurin janë kail të hajnë, si foshnjet e porsalindura, në një ballkon të qelbur, të qajnë.

- Poezi nga Serael


- U dërgua nga Serael -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0