>
LETERSISHQIP

Pa Titull 2

Mbrëmja vetullat ngrysi. Se ç’kuaj
hingellijnë n’oborr, nuk e di
Dje na humbi rinia, më thuaj
Dje u puthëm së fundi të dy?

Trojke e vone, ç’gërhet? Me ngadalë!
jeta jonë as la gjurmë gjëkund
Ndoshta nesër, në shtrat të spitalit
Do të prehem në paqën e pa fundë

Apo ndoshta papritur do ndihem
I shëruar e plot gjallëri
Dhe do rri të mbaj vesh, gjer të shkrihem
Shushurimn’ e qershive në shi

Do harroj ç’plagë zemre më brejtën
Këto vite të turbullt stuhishë
O fytyrëz, e dashur, e shtrenjtë
Ndër kujtime, veç ti do më ndrish

Mund që nesër të dua një tjetër
Po. Ta dish dhe asaj, orë e çast
Veç për ty për mikeshën e vjetër
I përmallur gjithnjë do t’i flas

Do ti flas për të bukuren kohë
Kur ne shkriheshim n’ëndërra blu…
Koka ime e krisur moj kokë…
Ku t’u shkrep të më shpijësh kështu?