>
LETERSISHQIP

Në Tokën Ku Lodrojnë Hithrat Verdhanë

Në tokën ku lodrojnë hithrat verdhanë
rrëzë gardhit, për së gjati,
të fshehura nga shelgjet strukur janë,
disa kasolle fshati.

Atje, ndanë pellgjeve, ku ujët jeshilon
ndën një rrëpirë vigane
një rrugë e ashpër, bregut gjarpëron,
për malet Siberiane.

Në Mardva dhe në Çudë* Rusët rënkojnë,
dhe frika të hyn prore,
xhadesë kur sheh, ndën pranga që gjëmojnë,
karvanët njerëzore.

Hajdutë edhe keqbërës, të dënuar,
i pret i njëjti fat.
Por jam me sytë e tyre i dashuruar,
kanë një vështrim të ngratë.

Për kriminelët s’ ka mëshirë, e marrtë e mira,
por kanë një shpirt mjeran,
kur shtrembërojnë fytyrat, sytë e nxira,
me buzë mavi, shafran.

Sepse një ëndërr brenda vetës ledhatoj,
hej dreq, ç’ e madhe punë!
Mes cicërimave vjeshtore, rri mendoj,
të ther dikë dhe unë.

Dhe nga kjo rrugë ku era fryn me uturimë,
dhe gurët ndjejnë thëllimin,
do më kalojnë me një zinxhir mbi zverkun tim,
të shkoj të njoh trishtimin.

Kur të kaloj pranë tyre i buzëqeshur,
unë hapin do ta shtrij
dhe një rrebesh, rrugën nga shkova i shkujdesur,
me gjuhë do të ma fshijë.

1915
Në Mardva dhe në Çudë* – burgje famëkeqe në Siberi.