>
LETERSISHQIP

Shiu Dhe Natyra

Ulem në buzë të lumit
Nga një gur e vërej ujin,
Mbi ujë hedh guralec
Shikoj natyrën rreth e rreth.

Ende natyra nuk e ka qetësinë
Lumi tregon me ujin e tij,
Valë-valë rrjedh diku larg
E pastron shtratin, ngjyrën ndërron.

Nga natyra dhe shiu i natës
Fqinjit tim ia mori gardhin,
Shtëpitë mbetën pa oborrin
Që dikur e kishin rrethojën.

Fqinji im mbeti i mbyllur
Në oborrin plot me baltë,
Kishte frikë nga pullazi
Që edhe atë të mos ia marr.

Nga shumë kopshte të gjelbëruara
Lumi prapë e ndërroi ngjyrën,
Mbi të lundronin bar e dredhëz
Shiu i furishëm që ra verës.

Nga rrebeshi i shiut të natës
E kalo lart lumit shtratin,
Ulur unë në buzë të lumit
Nga vërshimi më mori guri.