>
LETERSISHQIP

Kujtim Nga Nëna

Vishe bijë këtë jelek
E punova dikur në vek
Tani unë e moshuar.
Të lë ty për t`më kujtuar.

Unë dikur në rini
E punova me kënaqësi.
Tani shpirti më pushon
Kur e shoh në shtatin tënd.

Ky jelek është punim dore.
Është bijë veshë kombëtare.
Dikur vajzat në malësi
E kanë veshur me kënaqësi.

E gëzofsh për gjithmonë.
Kujtoje bijë kohën tonë.
Kur ti mbushë moshën time
E përcjellë tek mesa ime.
Astana kazakistan 02.03.2018