>
LETERSISHQIP

Bilbil Mos Heshtë

Zog i bukur për ballë më rri.
Nuk lëshon zë as këndim.
Më përcjellë më vjen pas.
Mos ka frikë që do e vras.

Më habit pse s`këndon!
Si çdo herë në këto anë.
Apo uri, ka i mjeri.
Ndoshta mbi të fluturon skifteri.

Lëshova sytë poshtë e lartë.
Asgjë t`keqe unë nuk pashë.
Lëshoje zërin o bilbil.
Ti këtu je i lire.

Unë dhe ti ballë për ballë.
Thuaj këngës si me parë.
Fillo këngën e Lirisë.
Mos këndo atë të robërisë.

Kënga jote më freskon.
Zemrën time e shëron.
Këndo bilbil ti mos hesht.
Je i lirë në këto bjeshkë.