>
LETERSISHQIP

As Në Jetë, As Në Varr

Më humbi shoku i shpirtit
e zhdukën pa gjurmë
këlyshët e ferrit

S' është askund
as në jetë
as ndër varre.
s'është më hija e tij

Ai s'është askund
se është gjithkund
duke u dhënë shpirt
gurit e drurit