>
LETERSISHQIP

Toka Ime

Të më falësh toka ime
për vitet kur isha djalë
mbi ty ndoshta kam lënë gjurmë
që të lënduan, t'erdhën rëndë
sapo kuptova se ikën vitet
pa praninë tënde, toka mëmë
flokët e thinjur
zemrën e vrarë
dua të më falësh
mua fëmiun plak
të të dua tash nga larg
me mallin çmendurak
përgjithmonë mallkoj kurbetin
kohën që na treti në këtë rrugë
mall ta kemi ne njëri-tjetrin.