TEKSTESHQIP

Shaban Krasniqi
Baladë Për Lutfi Musiqin
Lyrics

(Recitali – Kur ndjeva
dorën e nënes
bekimin e gjyshës
këngën e bilbilit
vajin e qyqes
Kur ndjeva…
Gëzimin e jetës
Tatëpjetën pas përpjetës
Tradhtinë ndaj t’vërtetës
Zërin e trumpetës
Kur ndjeva... )

0 Lutfi, Lutfi Musiqi,
o shkencëtari ynë i ri,
rrugë e shkencës larg të treti,
mu në Londër në Angli.
2
Po kur Zëri i Atdheut,
Ngërthej bashkë gjithë Shqiptarinë,
E le Londrën , e le shkencën,
Krushk u bane për Lirinë.
( Krushk n’Koshare për Lirinë )
3
Floku i zi si korbë e malit,
N’vetull Shqipja bukur t’rri,
Ty t’këndon e gjithë Kosova,
Vetë shtegëtove n’pavdekësi.
(Vetë shtegëtove n’Histori)