TEKSTESHQIP

Shaban Krasniqi
Qupëzë E Bardhë
Lyrics

Qupëzë e bardhë moj Lile
Rrugës së malit kur vije
gushë e faqe m’i djersije
me shami të bardhë i fshije.
Qupëzë e bardhë në vreshta
më gënjeve me gënjeshtra
thoshe dal sa të vijë vjeshta
pastaj heshte pastaj heshta.

(Çajupi) Refr: 2x
Se ç’më dogji malli, për syçkat e tua
porsi dy gështenja, o moj mollë e ftua
për faqet si mollë, për qafën e gjatë
për flokët e zezë,
e ---e për buzët si mjaltë.

(Noli) Dale moj se kam një fjalë
Se më rrjedhin djersët valë
Dale moj se s’jam më djalë
S’mund të ndjek, pse m’iken vallë
Dale moj se më kapite
Se ç’më trete më cfilite
Prite moj ashikun prite
Se në zemër më godite.

Refreni:
Se ç’më dogji malli...