TEKSTESHQIP

Shaban Krasniqi
Te Marashi Po Të Pres
Lyrics

Pas kaq vitesh po kthehem n'Prizren
Për me t'pa o zambak që shkëlqen
Ah, ishe vyshkur e ishe mërzit'
Ishe mplakur e s'beje më dritë
Ah pleqëri e lumja pleqëri
Ku na mbeti ajo rini?
O zambak Prizreni ty të kam daashtë
Eja t'ecim prap e të rrijmë bashkë!

Refr. Te Marashi po të pres
Lumbardhi valen e paska ters
Edhe ai na sheh me mâll
...Ty si vajzushë, mua si djalë

O zambak që ndrisje në rini
T'paska ardhë e bardha pleqëri
Ndon'se mplakë, ti prap më bën' dritë
Unë asnjeherë s'ti ndajë ty sytë.

Le të lozin rrudhat n'ftyren tande
Le të vyshket shikim i syve tu
Edhe bota le të përmbyset
O shpirt, zambak, unë prap të du!

Refr.
Te Marashi po të pres
Lumbardhi valen e paska ters
Edhe ai na sheh me mall
...Ty si vajzushë, mua si djalë