>
BIOSHQIP

Shaqir Cërvadiku – Besniku I Këngës Së Mirëfilltë Shqipe !

20-10-2014
Rajoni I Drenicës shtrihet në pjesën qëndrore të Kosovës, konkretisht në perëndim të Prishtinës,
Ky rajon përfshin komunën e Drenasit dhe Skënderajit (të dyja këto komuna të banuara me 145 mijë banorë), por edhe disa fshatra të Klinës, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
Po nga ky rajon kemi artistët më të mëdhenj të folklorit shqiptar, të cilët I kënduan trimërisë, guximit, momenteve të vështira, luftërave, dasmave, lindjeve, vajeve, natyrës, botës blegtorale, dashurive të ndryshme me të cilat e ndërtuan imazhin e një shqiptari tipik.
Këtu mund të përmendim aritstët: Dervish Goxhuli,(autor i shumë këngëve të Drenicës), Habib Kukaj,Jonuz Rrukiqi, Jetish Kadishani, Ramë Cërvadiku,gjenerata pak më e re : Hasan e Riza Izbica, Selman Balaj, Adil Dugolli,Halil e Hysen Cërvadiku,Tahir Drenica,Hashim Shala,Mehmet Rrukiqi,Mustafë Shala,Ibish Broja, Kadri Duraku, Rexhë Kopiliqi, Sejdi Zariqi, Durmish Kadishani, Halit Bajrami, e të tjerë.
Sa u përket këngëtarëve më të rinj, ato janë : Shaqir Cërvadiku, Ilir Shaqiri, Violetë Kukaj, Afërdita Demaku, Muhamet e Shefqet Karaqica, Fatmir Bajra, Naim Gashi, Haki Krasniqi, Besim Elshani, Behxhet Korpuzi, Lulëzim Shala, Valon Rama, Leonora Jakupi, Bajram Dobra, Hafir Plakiqi, Enver e Ilir Dugolli, Bajram Jakupi, Ymer Mehmeti, Haxhi Prenku, etj, të cilët e bëjnë Drenicën të jetë e theksuar nga çdo aspekt.
Mund të thuhet se Kosova në përgjithësi ka kultivuar frymën e njëjtë, për disa dallime, siç cekëm Drenicën. Në këtë hapsirë mund të kujtojmë artistët : Sali e Feriz Krasniqi, Dervish Shaqa, Ymer Riza me grupin e tij, Riza Bllaca, Qamili i Vogël, Bajrush Doda e Hajdar Doda, Sefë Mleqani, Të Bijtë e Sefë Mleqanit, Augustin Ukaj, Marash Krasniqi e Mon Sokoli, Ali Krasniqi e Isë Llapqeva, Rifat e Mehdi Berisha, Enver Batllava, Halil Bytyqi, me një zë që depërtonte në shpirtin e shqiptarit, për të ndikuar mëpas në shumë elemente përparimtare.
Më I veçanti nga të gjithë bashkëmoshatarët cilësohet Shaqir Cërvadiku, I cili diti ta vazhdojë traditën e të parëve, I riktheu motivet origjinale të këngës folklorike, e përshtati atë në brezin e ri, por edhe për atë se ai jeton larg mëmëdheut, kurrë nuk e la pas dore folklorin, albumet muzikore, traditat e Drenicës, veshjen folklorike, e shumë elemente të tjera që e bëjnë Shaqirin të jetë I veçantë dhe I dalluar në llojin e tij.
(Revista Kosovarja)

Shaqir Cërvadiku – Besniku I Këngës Së Mirëfilltë Shqipe !