Shaqir Cërvadiku

Shaqir Cërvadiku Me Hitin E Ri Bashkon Shqiptarët

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[19-05-2015]
Bashkimi kombëtar ndër breza te shqiptarët ka qenë plagë e pandarëshme dhe e pashërueshme. E kush më mirë se Shaqir Cërvadiku mund t'i këndojë kësaj ëndrre mbarëkombëtare ?! E jo sot, ai kombit i ka kënduar që nga fëmijëria, me këngët e tij i ka shkulur kufijtë mes nesh, ka përkujtuar si rrallëkush vëllezërit tanë në Turqi, nëpërmjet telave të çiftelisë i bashkoi të gjithë të ndarët dhe të përmalluarit nga hallet më të ndryshme. Disa nga hitet e tij janë: "Shqipërinë e dua se jam shqiptar, Kosovën e dua se jam kosovar", "Zëri i Zotit", "Ma i randë malli se Stambolli", e si kurorë e gjithë këtyre hiteve qëndron kënga "Jam mërzit e mbush me halle". Duke parë që shqiptarët "vuajnë" për një bashkim, Shaqiri solli dhe hitin më të ri të titulluar "Shqip shqip kuq e zi", këngë e cila bashkon ndjenjat e të gjithë shqiptarëve në botë. Parë në aspektin e përgjithshëm, këngët e Shaqirit e ruajnë kurdoherë vlerën e tyre, bile dita-ditës ngrihen edhe më lartë dhe vulosin pavdekshmërinë e emrit të tij.
 (Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Shaqir Cërvadiku Me Hitin E Ri Bashkon Shqiptarët

  Shaqir Cërvadiku - Shqip Shqip Kuq E Zi [Teksti dhe Klipi]
Dergoi: arsimdiber



Komente 0