TEKSTESHQIP

Shaqir Cërvadiku
Toka Dridhet Deti Po Gjëmon
Lyrics

Hej heeej toka dridhet deti po gjëmon
Me 7 krajla shqipja po lufton
Mali malit ja përcjell ushtimën
Bajrram Curri e thërret Hasan Prishtinën
Me plakun trim o Ismail Qemajli
Luigj Gurakuqi e mban në dorë nagantin
Azem Bejta qetës s’vet i prinë
Me besa besë ja vdekje ja liri, ja vdekje ja liri

Hej heeej, n’kuvend të Gerqes tek burimi i lir
Rrjedh 12 pika për t’shtrejten liri
Lidhet besa në kuvend t’Junikut
Idriz Seferi në grykë të Kaqanikut
Kryt e këlshedrës po ja shtypë me gur
I urti plak rrudhon për flamur
Në krah të djathtë po i rrin ai ma trimi
Me dy kobure Isa Boletini, Isa Boletini

Hej heeej gur e dhe tregon Historia
U la me gjak qe i fali djelmnia
Gjini i nanes kurr nuk shterroj
Lufta kositë e ajo dhjetfishohet
Për ty oj tokë po m’knon lahuta
Qohen nen djepa e fëmija kërkojnë hutat
Lëshohet nje za ne kushtrim te pare
Hej hej lavdi trimav
Heeeeeej për liri që rane.

DËRGOI: