TEKSTESHQIP

Shaqir Cërvadiku
Gani Kastrati
Lyrics

Dridhet Toka, thrret Drenica,
Mbush janë malet çlirimtarë,
Me pushkë n'dorë po luftojnë trimat,
Për liri me faqe t'bardhë o hej,

Ref:Pyeti nana ku është Gania
Shkoi atje tek thrret liria
Pyesin motrat ku është Gania
Shkoi atje tek thrret Shqiptaria

Shkoi në Likoc e në Abri e,
Çlirimtar GANI KASTRATI
Zotin n'gojë n'zemer lirinë e,
Siç e ka adet shqiptari o hej,

Ref:Pyeti nana ku është Gania
Shkoi atje tek thrret liria
Pyesin motrat ku është Gania
Shkoi atje tek thrret Shqiptaria

Gani djali me shokë t'vet e,
Gjoks për gjoks i doli bishës
Në Luzhnicë trimi pisket e,
Jam shqiptar e s'jam i frikes o hej,

Ref:Pyeti nana ku është Gania
Shkoi atje tek thrret liria
Pyesin motrat ku është Gania
Shkoi atje tek thrret Shqiptaria


Plumbi i parë në Drenicë e,
Prite dytin n'ballë sakicen
Plumbi tjetër pushk e tokë
Nji për popull e nji për zot o hej,


Ref:Pyeti nana ku është Gania
Shkoi atje tek thrret liria
Pyesin motrat ku është Gania
Shkoi atje tek thrret Shqiptaria


Kush nuk vdes për ty oj nane,
Tokë për varr ti mos me i dhanë e,
Bini trima besa-besë,
Çlirimtarë të UÇK-së o hej

Ref:Pyeti nana ku është Gania
Shkoi atje tek thrret liria
Pyesin motrat ku është Gania
Shkoi atje tek thrret Shqiptaria.

DËRGOI: