TEKSTESHQIP

Shaqir Cërvadiku
Kenge Per Rasim Kiqinen
Lyrics

E gjithë bota vinë me pa,
Në Kosovë ka nji kala,
S'është kala ngritur prej murit,
Por me gzhoja e me gjak burri,
Ka lind trima me shumicë, kjo kala quhet Drenicë. 2X

REF.
Zjarr Drenica e n'kam Prishtina,
Luftë po ban RASIM KIQINA,
Tym e flakë hasmit përdit e me pas frik ai nuk ka dit.
S'ja korit gjakun e t'parit
Jam Drenica e ADEM JASHARIT.
S'Ja korit gjakun e t'parit
M'ka marrë besën ADEM JASHARI

Xherdan lufte gjoksi i tij,
N'Likoshan e N'Llapushnik,
Sa n'Rrasë t'Zogut e n'Junik,
Ballëkomand o dhe me Drenicë,
Rrit me bukë e me barot, për lirinë des qiell e tokë,(2X)

REF.
Pasha qiell e pasha dhe, për këtë tokë thotë un kam lee,
Tokën time se shkel kush e jam shqiptar me zemer prush,
M'kan marr besë ADEM JASHARI,
S'nalet pushka e Shqiptarit. (2X)

Ja ka ndez zjarrin barotit, si rrufeja që shkrep motin,
Për çetnikët vajtojn shkinat, kur lufton RASIM KIQINA
Për Kosovën po merr hak, klyshtë e krajlit i kan la n'gjak,
Për Kosovën po merr hak, klyshtë e krajlit i lan n'gjak.

REF.
Ni fjalë tij kujton Drenica, që pat thanë RASIM KIÇINA,
Pa ja falë gjakun kësaj toke, s'vjen liria e Kosovës,
N'fushëbeteja gjaku i burrit, në Kosovë u ngrit Flamuri. (2X)

DËRGOI: