TEKSTESHQIP

Shaqir Cërvadiku
Rruga E Kombit
Lyrics

Gëzim të madh ka Shqiptaria
Hidhet vallja bashkimtare,
Kosovë shpirt e Shqipëri zemër
Nji gjak jemi n'tokë shqiptare.

Foli populli i Dardanisë
Tash veç gëzime ka shqiptari
Perëndoi koha e robërisë
Kur na i prente rrugët hasmi.

Ref...
Babagjyshi me plis t'bardhë
Plisi i vjetër gjysh shqiptarë,
T'qoftë përhajr oj Shqiptarie
Rruga e kombit e Dardanise.

Nanat tona rrin mendohen
Shpesh këto rrugë i kalum n'kambë,
Janë gzue pleq,rini e fmija
Ashtë kjo rrugë e kombit mbarë.

Kjo është rruga bashkimtare
Ishim t'ndamë copë me copë,
Vlla me vlla sot jem bashkue
Kurrë te ndamë ma s'do t'jetojmë.

Ref...
Babagjyshi me plis t'bardhë
Plisi i vjetër gjysh shqiptarë,
T'qoftë perhajr oj Shqiptarie
Rruga e kombit e Dardanisë.

...

Kanë ardhë malet e Pashtrikut
Kanë ardhë Vlora e Prekazi,
Skenderbeu e Ismail Qemali
Me UÇK-në Adem Jasharin.

Me Kosovë e Shqiperi
Ashtë shqiptari n'troje t'veta,
Ilirit me Çamerinë
Nga Presheva e tek Preveza.

Ref...
Babagjyshi me plis t'bardhë
Plisi i vjetër gjysh shqiptarë,
T'qoftë perhajr oj Shqiptarie
Rruga e kombit e Dardanisë.

DËRGOI: