TEKSTESHQIP

Shaqir Cërvadiku & Mahmut Ferati
Masakra E Poklekut
Lyrics

Në Poklek t`Drenicës, në lagjen Muqolli Pranvera me gjak, dimrin e përcolli
Hasmi s`don Poklekun me pa as në hartë
Rrufeja godet veç lisat e lartë
Prej pesdhetë e gjashtes Rexha në Poklek S`kish dashtë me i dorëzue as pushkë as fyshek

Ka lanë Rexhë Muqolli, nipa një mahallë
Krejt ata fyshekë, shkaut me ia shkrepë n'ballë
Shumë djem të Muqollëve n`UCK ushtarë
n'fronte qetnikun se lane frymë me marrë
Po kur t`ia kthejsh armen, shkau e ka zanatë Ikë e shkon e vret njerzit duarthatë

Shkau lypë veç gjak e nuk lypë arsye
Trimave çlirimtarë, bukë kush ju ka kthye
Me vra gra e motra t`trimave t`lirisë
Emblemat e krahut pse ua kanë qëndisë

Sa familje vrave, gjaksor tu thaftë dora Muqolli, Caraku, Elshani e Hoxha
Vrave nxansë, studentë, vrave fmijë e pleq Prej foshnjës shtatëmujshe, n`73 vjeç

Njëzet e tre fmijë i lanë librat palë
Dhe një penë poeti përmbi to është ndalë
Lanë vajzat e reja pajën e nusërisë
Për t`ju ba Kosovës lulëkuqe t`lirisë

Qysh janë vra e gri, janë djegë e shkrumue
Mos me i pa me sy, kurrë s`kishim besue
Sot një lapidar për histori mbetë
Në një arkivol pesdhetë e tre vet

Ah more gjaksor, krimin që e ke ba
As uji i detit s`mundet me ta la
S`harron shqiptaria kurrë për sa t`jetë moti Nuk ta falë Pokleku, nuk ta falë as Zoti