>
LETERSISHQIP

Eshte Koha E Te Ligut

Eshte koha e djallit dhe te birit qe bashke jane ulur,
Nder tryeza te ndyrra, si qen te uritur jane turrur,
Mallkim i hershem, i cili po na ndjek me breza,
Ku ne erresire ujqer e hiena vallzojne mbi varreza.

Erdhem ne kete bot vrastare, si qenie te bindur,
Dhe shpesh tek rropatemi, themi pse kemi lindur,
Jeta shpesh tregohet e ashper dhe e pa bes,
Dhe po dergjemi ne mjerim pa te ardhme pa shpres.

Gjithcka e ka nje durim, dhe vendoset kufiri,
Tek shikon poshtersi, dhe behet deputet qafiri,
Kur degjon per mirqenie, qe shkruhet nder letra,
Mendjen qe kerkojne te ta mbushin xhaketat e vjetra.

Eshte koha e te ligut maskarait, intrigantit me shok,
Qe poshtersite spiunlliqet, vrasjet i mblodhen tok.
Grabisin plackisin shkaterojne e nuk u behet vone,
Vjedhin me te madhe, dhe askush nuk i gjykon...