>
LETERSISHQIP

Me Mundon Kujtimi

Kupen me raki me funde do ta pi,
Kete kupe per kujtimin tend zemra ime,
Fytyra do te me flakerohet kete e di,
Qe sonte me josh sikur me magji.

Kjo gote prej qelqi sonte po me perpin,
Me hedhe tej e tutje, me kujton rinine,
Me mundon kujtimi ndaj pi me goten e shpuar,
Pi e e perlotem per kohen e shkuar.

Shpesh kujtimi jot ne kupen time,
Ndaj e flaka tujte e bera therime,
Thashe me vete mos jam nxituar,
Pse theva e copetova kupen e bekuar!

Kupen e theva ashtu nga nxitimi,
Por aspak nuk u tret e iku kujtimi,
Me vete mendova dashuri e vyer,
Shfaqet perseri mbi qelqin e thyer.