>
LETERSISHQIP

Bote Dhe Njerez Te Çuditshem

Bote e cuditshme,jete e larmishme
njerez qe ndryshojne si kameleon,
Vrapojne,kerkojne,cirren
dhe as vete nuk e dine se cfare kerkojne.

Njerez qe buzeqeshjen e tyre
e flakin per nje maske te ngrire,
Njerez qe shpirtin e harrojne
dhe si te marre vrapojne ne humbetire.

Njerez te mashtruar nga kjo bote e reme
qe eshte mbushur plot me thashetheme,
Njerez qe duhet te bejne sa me mire
dhe harrojne se nje dite do treten ne eresire...

Njerez te mbushur plot me mekate
qe mekatar u kthyen brenda nje nate,
Njerez qe kur nuk e pane te verteten ne sy,
Njerez qe shkuan,pertej ligesise e shpirtit te zi..