>
LETERSISHQIP

Ne Kerkim Te Fatit

Një njeri i lodhur dite e nate ecte nëper male,
Mbeshtetur mbi bishtin e thyer te shatit
Ikte ne te gdhire, largohej prej fshatit,
Cdo dite te njejten rruge, ne kerkim te fatit!

Nje enderr qe shpesh shikonte, e kishte trazuar,
Ndaj i shkreti nje jete kaloi neper male duke kerkuar,
Ne enderr i shfaqej gjithmon, nje vend qe digjej zjarr,
Kishte pyetur, dhe i kishin thene se aty kishte thesar.

Por nje dite tek po shuante urine me nje koker ftua,
Pa pritur fuqia i shteroi, dhe ne toke u rrezua,
Ashtu me frutin ne dore sa e kishte prekur,
U palos mbi toke, e ngeli top i vdekur.

Pas shume ditesh e gjeti ashtu te vdekur nje bari,
Qe vinte shpeshe ne ato pllaja, e kulloste dhi,
I u dhimbs tek e pa qe sorrat e kishin bere cope,
Mendoi te germonte me shatin, e ta shtinte nje nje grop!

Nisi te germonte, duke menduar per te shkretin udhetar,
I cili do te dergjej gjithe kohen pa emer ne ate varr,
Mendonte dhe germonte token me force, dhe me sa kishte fuqi,
Por papritur poshte ne fundin e gropes, ndeshi nje kuti!

Me te shpejte u perkul, dhe kutine perjashta gropes e nxori,
Dhe ne caste i u be sikur degjoi nje ze, brenda nga vorri,
I u degjua se dikush i tha mos e hap kutine qe gjete o bari,
Por leri ne grope poshte meje se une vdiqa per ato flori.