A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Per Nënën

Nje Enderr Me Nenen Time...

Një ëndërr që pashë jo si gjithë të tjerët një natë,
Pas ëndrrës nuk fjeta dhe nata mu duk e gjatë,
Në ëndërr mu shfaq duke qarë me lot si një fëmi,
Ndërsa jashtë ishte natë, errësirë, pus i zi.......

E qara e fëmijës mu duk si melodi e njohur,
Si dikur, kur nënën prisja e gjumi më zinte të lodhur
Lotët që rridhnin, dënesat, për mua, asgjë e panjohur,
Tek strukesha në trupin e nënës time për t’u ngrohur.

Një ëndërr me nënën time, o çfarë kujtimi i rrallë,
Një ëndërr jo si gjithë të tjerat, që më solli mall,
Sa do të desha që ëndrra të mos mbaronte kurrë,
Por iku për të më thënë, shiko birë portretin në mur.

- poem written by Shaqir Nina


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  12





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019