Ketu ne kete kamp te braktisur,
Lulet nuk celin,barri nuk gjelberon,
Pemet nuk lulezojne si nga hera,
Pa lule vjen e shkon pranvera.
Netet akoma zhurmojne nga prangat,
Klithmat degjohen ende ne qiell,
Qyteza ku renkonin te vraret pa faj,
Eshte zhytur ne terr,ne te nuk ka diell!
Malet heshtin,ne barqet e tyre,s'ka me ulerima,
Andej ketej kafka te thyera,qe enden pa varr,
Kane frike te flasin,te tregojne mynxyren,
Dhe pse kane pare shume, jane deshmitar!
Spaci tashme nje kujtim i hidhur per kedo,
Ne zemer te tije me dhjetra enderruan dhenderine,
Perrethe bishat e pergjakur,ulerinin te terbuar,
Ne pranga ne mes dhimbjes ,u a moren rinine.