>
LETERSISHQIP

Mu Ngaterua Koha

Drita e mengjesit si llambe e tretur
e nates se gjate,tashme te shkuar,
shume e prita ,mendova kishte harruar
por ajo celi dhe erdhi mbi male kaleruar,

Me ka ndodhur shpesh,ta gdhije
ashtu duke u vertitur ne shtratin tim,
pa gjume,nen melodine pikave te shiut,
te hedhura mbi xham,nga era e veriut.

Drita ndan kohen,me rrezet e para
mengjesin e zbehte me ngjyra lara lara,
linde prap dielli qe ne mbremje u shua,
as vete nuk e di, pse koha mu ngaterua.

Mu ngaterua koha,dhe bera cudi,
mbase jam i lodhur nga endrrat e gjata,
endrra te trishta qe me kallin daten,
pastaj i pa gjume vertitem gjithe naten.