A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Nostalgjia E Nje Kohe T E Shkuar.

Sot me mbertheu nostalgjia per kohen e shkuar,
Ndersa jashte shiu me furi troket ne dritare,
Me trembin mendimet e mija ,qe vijne e ikin,
Dhe dhoma ku sundon nje heshtje vrastare.

Nostalgji! per ato vite,qe si kam me prane,
Qe iken u rrokullisen e mbrapa me lane,
Pyes veten time,pse sot kjo nostalgji!
Perse si pikat e shiut, pikojne dhe syte e mi.

Nostalgji! ne kete dite me shi,qe rrjedh litar,
Dhe pas pak keto pika treten permbi bar!
Pertej dritares time,shoh gjethet qe zverdhin,
Dhe lotet e mi, qe vec brenga derdhin.

- poem written by Shaqir Nina


Choose star rating

Rating:  4.6 / Votes cast:  17





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019