A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Pashallaret Kuq E Blu

Lloj lloj soji e Sulltani te pa shpallur,
Qe nder vite na kane shtypur,e jane tallur,
Na kane shtypur e shfrytezuar aty ku me s'mban,
Ne te gjitha poshtersite kane perdor "ferman"!!

Ku fermanin ku parane,por dhe jataganin,
As nje gje nuk i ndane ne zemer me tiranin,
Te gjithe se bashku po hane me nje menu,
Dje ishin pashallare te kuqe e sote u bene blu.

Pashallare te kaleruar mbi njerez fatlum,
Qe pervec nje kore buke nuk duhan me shume,
Po shfrytezojne e po perbuzin sic kane bere gjithmon,
Se kush po vdes i uritur as u behet vone.

Ne vilat e pashallarve ushton gazi e hareja,
Jane po ato pashallar qe shkruante Kadareja,
Pashallare qe na sollen vuajtje dhe trishtim,
Qe kur linden ne Shqiperi sollen vec mallkim.....

- poem written by Shaqir Nina


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  20





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019