>
LETERSISHQIP

Jeta Eshte Refim

Me kohet qe erdhen nisa te kuptoja,
Se jeta na paska qene nje refim,
Gjithe te moshuarit kur me flisnin per jeten,
Mua me dukej sikur degjoja tregim..

Iku me vajti jeta, me thosh nje i moshuar,
Dhe per jeten e tije me fliste pa reshtur,
Pasat tek kujtonte vitet e jetes, perlotej,
Zhytej ne mendime, e qendronte i heshtur.

Kishte fjale qe i shprehte plote me vrer,
Tregonte castet, kur jeta i ishte bere ferr,
Shpesh me dore syte nga lotet mbulonte,
Ndodhte te lumturohej por dhe enderronte...

Papritmas mu drejtua ne emer e me foli,
Nje psheretim e zgjatur, nga shpirti sec i doli,
Degjo me tha, jeta mashtrim me eshte dukur,
E jeton me mire, ai qe mashtrohet me bukur.