A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Ererat Qe Frynin

Ererat qe frynin nga malet ndollen shi,
Nga rete e zeza me nuk dukej qielli,
Mengjeset nuk ishin si gjithe te tjeret,
Ne horizont,kishte kohe qe nuk dukej dielli.

Per nje cast ne qiell dielli u shua,
Rrezet e tij sikur i drodhi magjia,
Une drejte qiellit shpejte zgjata duart,
E i mblodha ne grushtat e mia.

Rruajta per shpirtin tim pak drite,
Hapja mbydhja duart nga pak,per cdo dite,
Nuk shkembeva drite,e nuk u bera shites,
E dija qe erresiren e mposhte gjuha e drites.

Dhe si gjithmon mbas rrebeshit ,del dielli,
Rete shterojne,dhe i paster behet qielli,
Hapa grushtat ne cast me nxitim,
Rrezet iken e u turren si zogj me fluturim.

- poem written by Shaqir Nina


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  4





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019