Mengjesi me solli nje tufe me lule kacubesh,
Te bukuara te rritura nene ferra me gjemba,
Me fal me tha me zerin qe i dridhej,
Te prisha gjumin ,mbase edhe te tremba!
Tufa shkelqente me lulet e porsacelur,
Enkas per mua mengjesi i kishte mbledhur,
Ti solla me tha ty , keto lule me vlera
Te rritura mbi shkembinje shkure,driza e ferra.
Kujdes!me tha perseri,dhe zeri i ju mek,
Kane dhimbje nga plaget,me dore kur i preke,
Aty ku jane rritur tmerr kane kaluar
Me trupin tere plage nga gjembat tej shpuar.