A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Vdekja E Beut.....

Ka dite qe beu eshte i semure,
Si kete here nuk ka qene kurre,
Plote qehallare eshte mbushur saraji,
Ka plasur gjema e ka nisur vaji.

Beu po jep shpirt ne ode i shtrire,
Syte i ka te mbydhur e perreth te nxire,
Cengia e sarajit me lot nuk pushon,
Me bishtin e syrit te riun shikon.

Qehallaret qajne,dhe po cjerin faqet,
E pak me tutje fshehur po ndukin mustaqet,
Bejleresha ngjitur nuk pushon se qari,
Mes lotesh thote i thjesht ti behet varri.

I biri i beut pret vizite ti beje bota,
Pa gdhire ka mbathur cizme dhe qillota,
Here heras ulet pran beut bene sikur loton,
Pastaj vrap nder oda nis dhe kontrollon.

Beu dha shpirt i vetem ne oden e tije,
Askush nuk i qe pran as gruaja e as femi,
Larte siper ne oda ne koridorret e gjata,
Ka nisur sherri,ka plasur shamata.

Po ndahet pasuria dhe paraja po numerohet,
Per beun e vdekur askush nuk kujtohet,
I vetmi besnik nje qeha qe beun nuk e harroi,
E mbeshtolli ,e vuri mbi qere,dhe me dhe e mbuloi.

- poem written by Shaqir Nina


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  42





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019