A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Kjo Kohë Ka Ngrirë

Është shumë ftohtë globi ka ngrirë,
Akulli ka nisur të tregtohet lirë!
Dhe tokën e lashtë acari e ka mbërthyer
Me mijëra e miliona copa akulli të thyer.

Botë e ftohtë, njerëz të ftohte në pafundësi,
Njerëz që çmendur, që flasin veç me ironi.
Mjerisht nuk janë vetëm ministra e deputetë
Por dhe fshesaxhinj, bankierë edhe poetë…

Ftohtësi, dhe pse dielli njëlloj ndriçon,
Që nga Eva e Adami dhe deri në kohën tonë.
Bota sot po ngrinë, është botë shumë e vjetër,
Mbase mbi akull do të rilind një botë tjetër…

- poem written by Shaqir Nina


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  12





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019