Më mbaj mend (për 1 muaj)

Idilë?

Pafundsia e horizontit përpara nesh
dhe cicërrima e zogut më të vogël,
që është dritë.
Ajo melodia
që na e vë ndër buzë
kjo hapësi virgjine,
që nis te ama më e vërtetë
e shtatë qiejve jetimë.
Lisi që s’heziton të puthet
me qiellin më të përfundmë,
por që i tëri është
një synim qiellor.
Vogëlushi i pabrengë
që akoma flen diku
mbi palojat e shtratit
të këtij mëngjesi,
që s’pushon së ëndërruari,
madje syhapur.
Ky det që flet
veç me gjuhën e thjeshtë të valëve,
e që pikërisht tani,
gishtat e këmbëve na i lëpin.
Ne dy që jemi kapur dorë për dorë,
dhe vazdojmë të ecim
e ta ujisim akoma,
terrin e pambarrimtë
të zemrave tona.

Drita
që na formëson së jashtmi
lutet për ne...

- poezi nga Shazim Mehmeti


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  9

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet