>
LETERSISHQIP

Histori...

I gjori Zoti,
gjithë ato nerva i harxhoi,
gjithë atë baltë,
formën e bukur për t'ia dhënë
dhe pamjen e njeriut.

I dha dhe frymë
gojë më gojë
dhe e mikloi:
- Tashti, bëhu njeri
dhe nisu!
Diell ke boll,
dhé ke boll,
ujë boll.

E ky,
veç sa i hapi syte
dhe e shikoi me cinizëm,
iu përgjigj:
- Ik, o at!
Jam Zot,
i diellit,
i dhéut,
i ujit!
Tashti, më jep
edhe një Evë,
dhe shporru!...