>
LETERSISHQIP

Vjershë E Vogël Për Murin E Madh Të Baladës

Mbi natë,
themelet.

Me koka netësh bërë,
bën hije mbi natë
ky mur.

Natë për natë,
krahët përgjak
era
në faqet e tij,
e hëna derdh lotë qumështi,
si rozafë e largët.