>
LETERSISHQIP

Zgjim

Kanë pushuar mërmërimat e natës.
Dëgjohen veç zëthat më përzemërs
të puhive të gushtit,
dhe agu që ngre kokën
e cicërron
si zog.

Hap sytë e shoh
si bien e luhen, mbi trupin tënd,
gjithë meloditë e gjithë violinave të mëngjesit.
Më deh aromë e lulegjinjve,
më deh dehja e gjethit mbi pubis.

Shpërbërë sytë e mi,
t’i përpijnë lakoret e përpikta t’shtatit.
Një për një shtrij duart,
ia heq të brendshmet ditës,
ia shpërvjel lëkurën.
Derdhem misheshpirt
mbi format e bardha
të dritës që këndon...