>
LETERSISHQIP

Syve Tu S'iu Përgjigja Kurrë...

Syve tu s'iu përgjigja kurrë,
e s'rreshtën të më shohin,
s'rreshtën të më urojnë.

Sytë e tu
mëngjes për mëngjes
i shoh.

Janë sy të larë
me limfë mëngjesesh,
me vesë ëndërrimi.

Ç'iu desh Universit,
t'm'i shpërfaqë
sytë më të bukur t'mëngjesit,
kur unë jam veç muzg,
veç muzg?!...