>
LETERSISHQIP

Oh Natë, Pasqyrë E Ftohtë Ujërash Të Largëta...

Oh natë,

pasqyrë e ftohtë,

ujërash të largëta!...



Je zog i ujtë

i heshtjes grykëzënë,

paqësi e hollë,

çast ngazëllimi,

këngë pa zë,

heshtje, durim.



E vjedhur, dhe vjedhëse -

grua me sy zjarresh je,

natë, o natë,

ti ftilluese e mirë,

mishin tënd e ftillon, e ha,

gjysmën e ëndrrës,

gjysmën e vetes,

e vjell e mbjell,

te hark’ i agimit,

te lak’ i dritës...