>
LETERSISHQIP

Zjarri I Shpirtit

Zjarri që ndezëm në shpirt, moj mike, dikur
Më pas dhe të doje ta fikje, s'e fikje dot kurrë.
S'u shua zjarri aq thjesht, si psherëtimë
Unë si Himalajë, ti si Everest, te njeri-tjetri rrimë.

Ka zjarre që dhe qiellin ndezin flakë
Që ndizen nga hiçi
Po zjarri, që ne ndezëm, është i veçantë
Se e ndezëm nga shpirti.