Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Të Ruaj Vendin Në Zemër

Të pres, e dashur, si një ëndërr
Si ëndërr e mirë të vish
Ta ruaj vendin thellë në zemër
Këtë gjë dhe ti ta dishë.

Të pres, të pres që të vish
Të vish ti sa më parë
Te syri im ti të ndrishë
Siç ndrin lulja në behar.

Të pres e dashur si një ëndërr
Si ëndërr e mirë të vish
Ta ruaj vendin thellë ne zemër
Këtë gjë dhe ti ta dishë.

- poezi nga Shefik Arifi


- Poezia u dërgua nga Shefik -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  242


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet