>
LETERSISHQIP

Më Thosh Zemra: Mos U Ngut!

Ti s'ishe akullnajë
E të mos vije si përshëndetje
Ishe thjesht si muaji Maj
Që bën karshillëk me dete.

Dhe isha i sigurt
Ashtu siç vjen pas verës, vjeshta,
Më thoshte zemra "Mos u ngut!"
Se do digjem dhe si eshka.