>
LETERSISHQIP

Gjërat I Them Me Emër

Unë nuk di të bëj,
Si bëjnë disa të tjerë.
Edhe kur është dimër,
Thonë që është pranverë!

As si disa të mjerë,
Edhe me barkun plot, thonë :
-Jo nuk na mjafton kjo,
Jemi të uritur gjithmonë.

Dua të jem në jetë real,
Dhe të bëj çdo gjë me zemër.
S'kemi pse fushës t'i themi "mal"
Kur mund t'i themi gjërat në emër.