>
LETERSISHQIP

Ca Lule Për Ty Mbolla

Sot ca lule për ty i mbolla,
Te parku ku takoheshim gjithnjë.
Aromën tënde aty e solla,
Të bëhet tok, me parkun një.

Vesa do t'i ujisë çdo ditë,
Që të japin aromë gjithmonë.
Ti shko prap aty e më prit,
Aty i ka themelet dashuria jonë.

Sot ca lule për ty i mbolla,
Te parku ku takoheshim gjithnjë.
Aromën tënde aty e solla,
Të bëhet tok, me parkun një.