Jeta Është E Shkurtër

Të gjithë këtu jemi veç udhëtarë,
Që kur vijmë në jetë, vijmë duke qarë,
Vitet vijnë e shkojnë si frymë,
Se sa vërtet do jetojmë ketë s'e dimë.

Mendja e të riut me plakun tallet,
Papritur edhe për ta, pleqëria do sjellë hallet.
Vitet e rinisë janë si lulja me vesë,
Por shpejt ngelen vetem në kujtesë.

Po vrapojmë sikur do ta kapim erën,
Vitet na ikin sa hap e mbyll derën.
Në vend që të bëjmë atë që është e mirë,
Sot bëhet luftë, vlerat për t'i nxirë.

Ne mund të ndriçojmë si fanar në errësirë,
Ta kurorëzojmë jetën duke bërë mirë.
Disa gjëra vërtet nuk i ndryshojmë dot,
Jeta është e bukur, mos ta plakim kot!

- poezi nga Shefik Arifi


- Poezia u dërgua nga Shefik -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  326