>
LETERSISHQIP

Mos E Bëj Zemrën Të Vuaj

Mos e mundo zemrën, mos,
Dhe si rrobë mos e gris,
S’ka vlerë shpirti që është bosh,
Këtë gjë ti duhet ta dish.

Pse më bën kaq shumë të vuaj?
Ma thuaj të lutem të vërtetën!
Pres me javë, e pres me muaj,
E dogje si zjarr të shkretën.

Jepi fund kësaj pritjeje të gjatë
Dhe ma fal zemrën mua.
Të shkelqejnë yjet tek kjo natë,
Se pa dashurinë tënde, jetën s'e dua.