Më mbaj mend (për 1 muaj)

Pse Qahemi Kot

Kudo restorantet të mbushura plot,
Festa e dasma me pesëqind veta!
Po derdhim tamam si krokodili lot,
Kur themi "kështu nuk shtyhet jeta,,.

Ankohemi nga mëngjesi deri në darkë,
Se te ne këmbkryq është ulur varfëria,
Si shtatzanet dhe burrat kanë lëshuar bark,
Mendjën e mbajmë vetëm te kënaqësia.

Makina e rroba firmato,haj medet,
Prap e themi se ka shumë varfëri!
Skamja s'të lë të bësh pushime në bregdet,
Dhe ta shuash etjën, me verë e raki.

Kjo që po themë nuk është e re,
Dhe as nuk e shpika i pari unë.
Të tillë njerëz në çdo shtëpi i ke,
Diku më pak, e diku më shumë.

Nuk jam aq naiv sa të themë s'ka varfëri,
Veç i varfëri nuk rri tërë ditën në lokale.
Ai lufton që ta çojë një bukë në shtëpi,
E s'ëndërron ta kapë në loto gjashtën e madhe.

- poezi nga Shefik Arifi


- U dërgua nga Shefik -
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  178

Komente mbi këtë krijim