>
LETERSISHQIP

Brenda Vetes

Ti një gjë e di shumë mirë
Se ma ke thënë me qindra herë
Kur një zemër s'është e nxirë
Zbardh më shumë se një pranverë.

Brenda vetes zemra të ndjeu
Siç ndjen pranvera lulen e parë
Përpara teje asgjë nuk fshehu
Se s'e shihte dot zemrën të ndarë.