Përjetësi
Na ike moj nënë, që na deshe shumë
Prap te ne ke mbetur, ke mbetur në sy
Ti na le shumë dhimbje, që s'do mbyllen kurrë
Ndaj të hedh në vargje, për përjetësi.
Brenda heshtjes tënde, gëlonte një zë
Brenda zërit tënd dergjej si gjëmim
T'u pre filli i jetës dhe nuk mbajti më
Shpirti yt i gjerë, dritë në vezullim.
Na ike moj nënë, që na deshe shumë
Na ike moj nënë, me halle të rënda
Na ke lënë shumë dhimbje, që s'do ikin kurrë
Po të fus në vargje, të të mbajnë brenda.
Prap te ne ke mbetur, ke mbetur në sy
Ti na le shumë dhimbje, që s'do mbyllen kurrë
Ndaj të hedh në vargje, për përjetësi.
Brenda heshtjes tënde, gëlonte një zë
Brenda zërit tënd dergjej si gjëmim
T'u pre filli i jetës dhe nuk mbajti më
Shpirti yt i gjerë, dritë në vezullim.
Na ike moj nënë, që na deshe shumë
Na ike moj nënë, me halle të rënda
Na ke lënë shumë dhimbje, që s'do ikin kurrë
Po të fus në vargje, të të mbajnë brenda.
Më shumë nga Shefik Arifi
- Jeta Është Plot Me Halle
- Jeta Është E Shkurtër
- Edhe Tri Jetë Ti Kisha
- E Dua Jetën
- Amaneti I Nënës
- Si Lule E Prillit
- Malli I Nënës
- Kur Fëmijëve U Vriten Ëndërrat
- Vërejtjet E Nënës
- Si Një Pranverë
- Vendlindja
- Si Nënstinë Të La Pranvera
- Si Zog Kraëthyer
- Ç'më Thoshte Gjyshi…
- Ngjyrat E Vendlindjës
- Të Më Ngrohë Edhe Një Fjalë
Komente 0