Shefik Arifi Poezi
Shefik Arifi

Tema: Poezi Dashurie


Jetova Me Dashurinë

Nëpër detin e dashurisë,
Notova, notova përherë.
Dhe s'jam mbytur asnjë çast,
Por notar në det jam ndjerë.

Dashuria u bë pjesë e jetës sime,
Gjëja më e çmuar deri sot.
Me të kam ndarë puthje e përqafime,
Ajo më ngushëllonte kur derdhja lot.

Më ikën shpejt vitet e mia,
Herë me gëzim e herë në mërzi.
Në jetë kudo më shoqëroi dashuria,
Ajo vërtet nuk zhgënjen asnjeri.

- Poezi nga Shefik Arifi


- U dërgua nga Shefik -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0