>
LETERSISHQIP

Sonte...

Sonte, në këtë mbrëmje
Të doja pranë edhe ty
Të shetisnim ne me ëndje
Me Hënën karshi.

Sonte doja të të kisha pranë
Të shijoja puthjet e tua
Mbase shiu dhe retë nuk të lanë
Që këtë mbrëmje të ishe me mua.

Sonte kisha nevojë, vetminë ta tres
Ta ndjeja zemrën si pulson mbi gjoksin tim
Eja të lutem, eja se po të pres!
Natën le ta gdhijmë bashkë gjer n'agim.